BE drejt sanksioneve ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Rusinë

BOTA


Brukseli ka propozuar sanksionimin e kompanive kineze për mbështetjen e makinerisë ruse të luftës, për herë të parë që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës. Diçka e tillë do të irritonte Pekinin, i cili është i shqetësuar për të parandaluar ndikimin global të BE-në së bashku me Uashingtonin në këtë luftë.

Veçanërisht shtatë kompani kineze janë në listën e një pakete sanksionesh që do të diskutohet nga vendet e BE-së këtë javë. Disa kompani tashmë janë prekur nga masat e SHBA-së.


Ndërkohë sipas një njoftimi të zëdhënësit të Komisionit të BE-së, Eric Mamer, Komisioni dërgoi propozimin për paketën e 11-të tek të gjitha shtetet anëtare të premten.

Diskutimi i parë për paketën është planifikuar ditën e nesërme në takimin e 27 Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së.




Skip to toolbar