Komisioni Europian ka informuar vendet anëtare për progresin e Shqipërisë në sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, në përmbushje të detyrave të anëtarësimit.
Në dokumentin konfidencial, vlerësohet puna e SPAK, dhe rezultatet e këtij institucioni në hetimin e cështjeve të korrupsionit, kryesisht në nivele të larta.
SPAK-u ka konsoliduar më tej kapacitetin e tij në shtypjen e korrupsionit, duke arritur rezultate pozitive dhe duke bërë përparim të prekshëm drejt krijimit të një historiku të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta.
Brukseli i sheh shqetësuese përpjekjet e politikës “për të ushtruar ndërhyrje të pajustifikuara dhe presion ndaj sistemit gjyqësor duke sjellë evidentuar dy raste. Arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sulmet e Sali Berishës ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për të cilat nisi edhe një hetim penal.
Zyra e Prokurorit të Posaçëm nisi një hetim penal lidhur me përpjekjen për të ushtruar presion ndaj një magjistrati në një çështje që kishte të bënte me një anëtar të Kuvendit. Institucionet drejtuese të gjyqësorit ishin të zëshme në denoncimin e presionit politik mbi gjyqësorin, duke lëshuar deklarata publike.
raporti evidenton edhe boshlleqet ne sistemin e drejtësisë. Mes tyre rinovimi I mandatit të prokurorëve dhe gjyqtarëve teksa kritika ka për funksionimin e dy organeve kryesore, Këshilli I Lartë I Prokurorisë dhe Këshilli I Lartë Gjyqësor.
Po ashtu një kapitull të vecantë, Brukseli I kushton edhe situatës politike në Shqipëri duke specifikuar, tentativat e opozitës për të bllokuar punimet parlamentare.
Anëtarët e Parlamentit nga partia kryesore e opozitës ndoqën taktika penguese dhe përçarëse, duke çuar në masa disiplinore kundër disa prej tyre, duke përfshirë masa të përkohshme disiplinore që më pas u ulën pjesërisht nga gjykata administrative
I vetmi komision që vijoi punën normalisht thotë raporti është Komisioni për Cështjet Europiane duke mundësuar miratimin e pozicioneve negociuese të Shqipërisë për të hapur disa grupkapituj te negociatave.