Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Europian ka hedhur poshtë një tjeter shkrim të publikuar nga portali i familjes Berisha, Syri.net, në të cilin thuhej se ambasadori Silvio Gonzato ka ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak i Osbe Odhir.
Në një reagim në rrjetet sociale, delegacioni i BE-së në Tiranë, jo vetëm që quan të pavërtetë por i kujton demokratëve se dezinformimi dëmton besimin e publikut.
“Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike.” Ky nuk është rasti i parë kur ndërkombëtarët përgënjeshtrojnë mediat pranë Sali Berishës.
Të hënën, edhe njeriu i afert i Donald Trump, Richard Grennel u detyrua të përgënjeshtrojë një shkrim të portalit të drejtorit të komunikimit në PD, Alfred Lela, në të cilin përmendej si lobisti i Ramës për dy takime me djalin e Presidentit amerikan. Postim, i cili u ripostua edhe nga Trump Xhunior, duke konfirmuar hapur se tek ai, nuk ka lobuar askush për të takuar apo darkuar me Ramën duke e cilësuar shkrimin një gënjeshtër të madhe.