BE: Pa reformë të suksesshme të drejtësisë, nuk ka anëtarësim

Më të fundit


Në 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann ka dhënë mesazhin se nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme në sistemin e drejtësisë.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Hohmann ka thënë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në një moment kritik pasi institucionet e drejtësisë po rikrijohen dhe se reforma duhet të ketë rrënjë të thella.


Hohmann: Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësië janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vettingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, Këshillat duhet të ruajnë frymën e vettingut që të ruajnë standardet e larta të vettingut.

Tashmë, anëtarët e Këshillave pritët që të veprojnë në përputhje me aspekte të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre sepse mbajnë të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një drejtësi më e mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë.  Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës tregon se duhet bërë më shumë.

Integrimi në BE kërkon angazhim për ato vlera dhe për një gjyqësor më cilësor dhe të pavarur, gjë që është një nga aspektet kyçe. Ju uroj suksese të mëtejshme.




Skip to toolbar