BE paralajmëron pasoja nëse Dodik vijon t’i qëndrojë afër presidentit rus

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin është dekoruar këtë fundjavë me medaljen më të lartë të nderit nga Republika Srpska në Bosnjë.

Ka qenë aletati i tij në Ballkan, Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, që i akordoi dekoratën në një ceremoni. Medalja ishte për të njohur “shqetësimin dhe dashurinë patriotike” të presidentit rus Putin për gjysmën e Bosnjës të kontrolluar nga serbët. 


Medalja do t’i dorëzohet Putinit gjatë takimit të tij të ardhshëm me Milorad Dodik.

Milorad Dodik është personazh jetëgjatë në politikën ballkanike, dhe së fundmi i sanksionuar nga amerikanët. Sipas analistëve të rajonit, Dodik ka lidhje të thella politike me Rusinë.

“Putini është përgjegjës për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve politike e miqësore midis Republikës Srpska dhe Rusisë,” tha Dodik. Republika Sprska është një nga dy entitetet e Bosnje-Hercegovinës, tjetra është Federata e Bosnje-Hercegovinës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt për të përkujtuar Ditën Kombëtare të Republika Srpska, një ngjarje e diskutueshme që shënon ditën kur serbët e Bosnjës shpallën shtetin e tyre në Bosnje, në vitin 1992, duke ndezur një luftë katërvjeçare ku u vranë rreth 100,000 qytetarë.

Bosnja është vend i përçarë në vija etnike, teksa herë pas here situata tensionohet kur serbët lokale kërkojnë të shkëputen për t’u bashkuar me Serbinë, duke krijuar Serbinë e Madhe. Milorad Dodik përfaqëson serbët e Bosnjës dhe është një nga tre krerët që formojnë presidencën trepalëshe të vendit. Dy liderët e tjerë përfaqësojnë popullsinë myslimane boshnjake dhe kroate të Bosnjës.

Rusët janë kundër anëtarësimit të Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.
Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.

Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për sic u tha “kujdesin patriotik dhe dashurinë [e Putinit] për Republikës Sërpska”.




Skip to toolbar