BE rinis ndihmat për palestinezët, UNRWA: Nuk kemi lidhje me krimet e Hamasit!

BOTA


Komisioni Europian ka vendosur të rikthejë ndihmat aq të nevojshme për organizatën e OKB-së për palestinezt, UNRWA, të cilat ishin ndërprerë pas akuzave të Izraelit se punonjës të saj qenë përfshirë në sulmet terroriste të Hamasit ndaj shtetit hebre.

12 punonjës të UNRWA-së u identifikuan nga Izraeli si bashkëpunëtore të grupit militant që konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA e BE. Por kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini në një letërkëmbim me Komisionin Europian shpjegoi me insistim se organizata e tij nuk ka qenë pjesëmarrëse në krimet terroristre të Hamasit, dhe të gjithë 13.000 punonjësit, që kanë qenë të punësuar në Rripin e Gazës do të rishikohen edhe njëherë. Një ekip ekspertësh po punon rekomadime të caktuara për të penguar në të ardhmen bashkëpunimin me Hamasin. Lazzarini në një takim të ministrave të Jashtëm të BE më 12 shkurt ishte ankuar, se Izraeli nuk ka dhënë prova për përfshirjen e punonjësve të organizatës së tij në akte terroriste.


Ministrat e Jashtëm të BE në këtë takim pranuan, se organizata e UNRWA-s është e rëndësishme për furnizimin bazik të popullsisë në Rripin e Gazës në gjendjen e tanishme të luftës.

Sipas të dhënave të një zëdhënësi të OKB, edhe Kombet e Bashkuara presin për dokumente sekrete nga Izraeli në lidhje me akuzat. Pagesat e BE-së do të rinisin javën e ardhshme. Në fillim do të transferohen 50 milionë euro, më tej 32 milionë euro të tjera gjatë vitit me dy këste. Kjo lëvizje e bllokut europian vjen pak pas ngjarjes tronditëse të së enjtes, kur të paktën 112 palestinezëve vdiqën teksa po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës cka nxiti reagime të shumta ndërkombëtare. Dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë në Gazë thanë se vrasjet ishin shkaktuar nga sulmi i forcave izraelite, ndërsa Izraeli pretendon se jetët e humbura ishin për shkak të shtypjes nga turma pasi këmbëngul se ushtarët e tij qëlluan vetëm në ajër. /abcnews.al




Skip to toolbar