BE thirrje Listës Serbe: Rishqyrtoni vendimin për bojkotim të votimeve të 21 prillit

AKTUALITET


Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për thirrjen që ka bërë Lista Serbe për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.  

“I bëjmë thirrje Listës Serbe të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia nënkupton pjesëmarrje dhe realizimin e të drejtës për serbët e Kosovës që të shprehin qëndrimet e tyre në kutitë e votimeve”, thuhet në një mesazh të bllokut evropian në përgjigje të interesat të mediave të Kosovës, ku gjithashtu theksohet se është thelbësore që zgjedhjet në katër komunat në veri të zhvillohen më pjesëmarrjen pa kushte të serbëve.


“Zhvillimi i zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash duhet të sigurojë qeverisje të plotë përfaqësuese në veri dhe të ndihmojë edhe në uljen e tensioneve. Votimi për shkarkim është hap në këtë drejtim”, shkruhet në përgjigjen e BE-së, ku gjithashtu heksohet se është i domosdoshëm kthimi  në situatën ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, polici dhe gjyqësorë në veri. 

Bashkimi evropian gjithashtu inkurajoi serbët që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë së Kosovës, pasi partia më e madhe e tyre, Lista Serbe, bëri thirrje edhe për bojkotim të censorit.




Skip to toolbar