Beci prezanton projektin për transformimin e Shkodrës: Do kushtojë rreth 20 mln dollarë

Më të fundit


Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci i ftuar në Real Story në Report Tv me gazetarin Sokol Balla prezantoi edhe projektet që do të vërë në jetë nëse fiton drejtimin e bashkisë më 14 maj. Beci prezantoi projektin që përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, që do të përfshijë portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu. Sipas Becit projekti për hyrjen e Shkodrës do të kushtojë rreth 20 milionë dollarë.

‘E shikoj Shkodrën sot si një qytet që nuk të fton. Mos të harrojmë se Shkodra është porta për hyrjen në Europë. Projekti i parë është për hyrjen e Shkodrës. Do të ketë edhe një rrugë për këmbësorët dhe biçikletat, si edhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës. Do të ketë fusha sportive si dhe parqe lojërash.’- u shpreh ndër të tjera Beci.


Po ashtu Beci u shpreh se ka hedhur idenë e Fondit të Zhvillimit të Shkodrës, për të cilin tha se do të ishte mekanizmi me të cilin bashkia do të menaxhonte fondet e donatorëve dhe të qeverisë në mënyrë që të realizojnë projekte të tilla.

‘Kam hedh idenë e Fondit të Zhvillimit të Shkodrës. Do të ishte mekanizmi që të merrte fondet, të ishte i varur nga bashkia i cili menaxhon fondet e donatorëve dhe të qeverisë dhe me procedura strikte dhe të qarta të kishim mundësi që të realizonim projekte të tilla. Na duhet kombinimi mekanizmit të projekteve me mekanizmin financiar.’- tha Beci.




Skip to toolbar