Begaj dekreton Gonxhen si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shkarkohet Margariti

Më të fundit


Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, presidenti ka dekretuar dekretoi emërimin e Blendi Gonxhes si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ndërkaq ka dekretuar shkarkimin e Elva Margaritit nga ministria e Kulturës.

“Presidenti Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres  së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.


Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.”




Skip to toolbar