Begaj takon shqiptarët e Polonisë/ Presidenti: Suksesi juaj këtu, sukses i Shqipërisë

AKTUALITET


Presidenti Bajram Begaj u takua me shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë në Poloni.

Teksa vlerësoi kontributin e tyre në shoqërinë polake, kreu i shtetit tha se ato janë edhe promovuesit më të mirë të vlerave të Shqipërisë.

“Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh)  është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë.” tha ai

Po ashtu Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Poloninë.

Të hënën kreu i shtetit mori pjesë në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve, ku tha se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë platformë konsolidon rolin e saj si kontribuese për sigurinë rajonale dhe urë lidhëse midis Europës Juglindore dhe hapësirës Euroatlantike.



Skip to toolbar