Begaj uron 75-vjetorin e Aleancës: Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme

AKTUALITET


Në 75 vjetorin e NATO-s, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X.

Kreu i Shtetit thekson se uniteti dhe vendosmëria janë të rëndësishme për të formësuar një botë të sigurt.


“Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme”, thekson Begaj në reagimin e tij.




Skip to toolbar