Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

AKTUALITET


“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!
Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj.



Skip to toolbar