Bejko: Këlliçi në hall, bën premtime që nuk i beson as vetë

Më të fundit


Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka komentuar premtimet e kandidatit të çiftit Meta-Berisha, Belind Këlliçi, duke u fokusuar tek ajo për transport publik falas.


Në një intervistë për ABC, Bejko thotë se Këlliçi është në hall dhe po bën premtime jorealiste, të cilat nuk i beson as ai vetë.


“Ndonjëherë është mirë që krizës apo mungesës së besimit të qytetarëve, të mos i hidhet një lloj shurupi i tillë përsipër, për t’i ëmbëlsuar ata, dhe për t’u bërë i pëlqyeshëm.

Jo çdo premtim populist është i realizueshëm sepse nesër do të ballafaqohet me qytetarët. Kemi dëgjuar premtime të tilla të bujshme në Shqipëri.

Kush është në hall bën premtime që edhe vetë nuk i beson dot. Nëse i beson nuk është në këtë realitet, jeton në një botë tjetër”, tha kandidati i PD-së.




Skip to toolbar