“Beleri” kërcënimi grek për BE/ Idrizi: Çështje që i përket drejtësisë. Duhet të ishte në burg

Më të fundit


Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi në emisionin “Real Story”, foli për çështjen e Belerit, duke komentuar edhe procesin për negociatat.

Gjatë intervistës, ai theksoi se çështje Beleri është një çështje që i përket drejtësisë, ndërsa thekson se ky i fundit do të duhet të ishte në burg për shkak të shkuarës së mbingarkuar.


“E kam ndjekur debatin, akoma më shumë kur ka patur lajme kontradiktore si Greqia përmes një kauze si Beleri do të ‘marrë peng’ cështjen e hapjes së kapitujve të negociatave. Ne e dimë shumë mirë që hapja e negociatave ka të bëjë standardet që plotësojnë vendet. Shqipëria është dhe ka qenë gjithmonë një vend europian, por për shkak të historisë që shumë herë nuk është varur nga ne, ne kemi qenë gjithmonë një popull europian, por që na ka rënë të jemi gjithmonë në perandori të elitës. Sigurisht që Greqia me një lloj arrogance pretendon të marrë peng Shqipërinë në hapjen e kapitujve, kontraston dhe të bën shumë përshtypje. Çështja Beleri është një çështje drejtësie por unë kam patur gjithmonë një qëndrim që e kam thënë edhe te ju, Beleri duhet të ishte në burg, apo i akuzuar për shkak të gjithë asaj të shkuare të mbingarkuar dhe shumë sensitive. Kam parasysh këtu masakrën e Peshkëpisë ku ai është i dënuar madje edhe nga vete drejtësia greke për armëmbajtje pa leje”, tha ai.




Skip to toolbar