Beqaj del para gjykatës, seanca u shty ditën e djeshme me kërkesë të avokatëve

AKTUALITET


Beqaj del sot para gjykatës, seanca u shty nga dita e djeshme me kërkesë të avokatëve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilri Beqaj do të njihet sot (6 korrik) me masën e sigurisë, pasi u arrestua një ditë më parë pas hetimeve të SPAK mbi abuzimet me fondet e Bashkimit Europian. Ish-ministri i Shëndetësisë u shoqërua një ditë më parë nga ambientet e paraburgimit drejt gjykatës, por seanca u shty për ditën e sotme, me kërkesë të avokatëve mbrojtës që kishin nevojë të njiheshin me aktet e paraqitura nga prokuroria.

Seanca do të mbahet në orën 12:30. Gjykata do tu komunikojë 6 personave nën hetim masat e sigurimit personal, konkretisht për Beqajn, Ermal Kurtulajn dhe Afred Nikollën, Elton Marinin dhe Gazmend Haxhinë. Për këtë të fundit ende nuk është bërë ekzekutimi i masës pasi ai nuk është gjetur në banesë datën e operacionit dhe figuron të ketë ikur nga Shqipëria.

Në dosje thuhet se këta shtetas kanë ngritur një skemë të përvetësimit të parave nga fondet e huaja përmes Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe kryenin fatura fiktive për mbulimin e aktiviteteve. Këtë ata e kanë bërë në të paktën 8 raste, flagrant ishte një aktivitet për turizmin që u faturua 125 mijë euro dhe shpenzimet ishin vetëm në shumën e 40 mijë eurove një darkë e mundësuar në restorantin “Gzona”.

Për këtë biznes SPAK ka dyshime se pronar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pasi ka mundur të zbulojë se ai ka investuar si në blerje pajisjeje ashtu edhe shpenzime qiraje. Madje ish ministri akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të tyre në formularët e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë. Mbi ish-ministrin qëndrojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, mosdeklarimit të të ardhurave dhe pastrimit të parave.



Skip to toolbar