Beqaj flet pas dëshmisë në SPAK: U paraqita në cilësinë e personit nën hetim, jam në dispozicion

AKTUALITET


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK. Në një komunikim për mediat, Beqaj tha se ka qenë dhe është në dispozicion të drejtësisë dhe se është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.

“Edhe sot u paraqita në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. U mora në pyetje nga hetuesi. Un kam qenë në dispozicion dhe do të jem gjithmonë. Sot diskutuam edhe për gazin edhe aneksin tetë. Aneksi tetë është pjesë e dokumenteve standardeve të tenderit të sterilizimit. Ndërkohë siç mund ta shihni sot kam ardhur me ndihmën e avokatit dhe me automjetin e famshëm tuareg”, tha ai.





Skip to toolbar