“Berisha duke shmangur gjykatën tregoi se është një frikacak”, Koçi: PD në krizë psikologjike dhe administrative

Më të fundit


Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, thotë se PD-ja po tenton që tërësinë e problemeve të veta t’i sjellë në seancat e Kuvendit duke prodhuar kaos, përplasje dhe hedhje flakadanësh.

Koçi tha se PD po vuan të gjitha llojet e krizave dhe sjelljet e tyre në parlament nuk janë asgjë më shumë, por thjesht imazhi i tyre i vërtetë.


“Kjo është një përpjekje e PD për të transferuar krizën në të cilën ndodhet në PD. PD është në krizë psikologjike, organizative dhe në krizë elektorale. Janë të gjitha llojet e krizave që është përfshirë PD, të cilat shkaktojnë këto sjellje të papëlqyeshme në Parlament”, tha ai në “Ora e Fundit” në ABC News. 

Ai theksoi se Sali Berisha po demonstron krizën e tij personale, sidomos pas goditjes që mori nga SHBA duke u shpallur “non grata” për korrupsion dhe minim demokracie.

Deputeti i PS-së komentoi dhe veprimet e Berishës, i cili për herë të tretë refuzoi të shkonte në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, sa i takon dosjes hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

“Tani është kriza e tij personale, sepse është o shpallur non grata që është goditje shumë e madhe dhe është kërkesa e drejtësisë, e cila kërkon t’i përgjigjet asaj për çështje korrupsioni. Kjo tregon se së pari është një frikacak dhe e ka frikë drejtësinë. Ai duhet të ishte modeli që respekton ligjin dhe shtetin, por ai nuk e ka as burrërinë as moralin politik. Me këtë dëshmon se nuk ka qenë kurrë burrë shteti, por një burrë anti-shtet”, theksoi ai.

I pyetur si do të reagojë PS, në kushtet kur deputetët e Foltores vazhdojnë me skenarin e tyre e rrëmujës dhe zhurmës në Kuvend, deputeti socialist tha: 

“Ne do ruajmë gjakftohtësie dhe nuk duam ta kthejnë atë në një betejë mes deputetësh dhe grupeve, dhe ajo që po bën foltorja është një sfidë ndaj shtetit dhe ata duhet t’i përgjigjen shtetit. Do ruajmë gjakftohtësinë dhe nuk do biem në grackën e Foltores. PD e ka kaluar vijën e kuqe”.




Skip to toolbar