“Berisha e ka mbyllur ciklin”, Frrok Çupi: Absurde të protestosh për punët e Amerikës

Më të fundit


Për analistin Frrok Çupi protesta e sotme e thirrur nga Sali Berisha është pa kauzë, pa motiv e pa moral.

“Thuajse 100% sic pritej, një protestë që s’ka rëndësi sa njerëz ka por pa kauzë pa motiv, pa moral, po solucion politik. Dje ishte seanca parlamentare për atë cështjen që thonë këta, McGonigal etj Ata kanë një numër ta caktuar deputetësh por nuk e konsiderojnë veten ligjvënien, dhe të nesërmen dalin në rrugë pa kuptim pa thënë asgjë. Ishte një seancë aventureske, mendoj se një vend aleat shumë i vogël i SHBA të protestojë për punë të Amerikës e cfarë ndodh në Amerikë. Realisht vec fjalës së Ramës pjesa tjetër s’kishte lidhje me realitetin. Një kuvend pa realitet.” u shpreh Çupi, në një lidhje skype me studion e ABC News.


Ndër të tjera Çupi komentoi edhe pjesëmarrjen në protestën e thirrur në Bulevard nga Sali Berisha..

“Pjesëmarrja është e pritshme, Berisha e ka mbyllur ciklin s’mund të presë më të jetë popullor. Arsyeja është shumë vjeçare, Berisha tani është ngjitur në një aventurë, ku mund të themi se PD ka bërë Berishën. Berisha e ka keqpërdorur atë lëvizje pas 90, e ktheu në cështje personale. Keqpërdori edhe një lloj besimi që i dhanë në 2005, por Berisha tenton me cdo kusht edhe pse është i padëshiruar për perëndimin, edhe pse populli ka qasje të keqe ndaj tij, tenton ta bezdisë popullin për t’i thënë edhe pse më ke përjashtuar kam një grusht njerëzish që do vi të të bezdis.
Në këto rrethana, politike, morale,historike, s’mund të presësh asgjë, nga njerëz që ose janë të Berishës, ose të paguar prej tij, që dalin në rrugë kot.” -vijoi më tej Çupi.




Skip to toolbar