Berisha e Meta vijojnë sot ‘revolucionin’, Rama ‘u përgjigjet’ bilbilave me klarinetë nga Tokio

AKTUALITET


Ndonëse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për vizitë zyrtare, deputetët e Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk presin dhe këmbëngulin që mocioni me debat për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare.

Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur. Data që është përcaktuar për t’u zhvilluar mocioni me debat është 2 marsi.


Ndërkohë, Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit që kanë shkaktuar në seancat e shkuara plenare duke bllokuar foltoren e duke u rënë bilbilave.

Por mëngjesin e sotëm, teksa opozita po përgatitet për t’u grumbulluar para Parlamentit, kryeministri Rama ka bërë një postim në Facebook.

Ai ka ndarë një performancë të veçantë japoneze në kuadër të vizitës së tij në Tokio. Bëhet fjalë për një muzikante japoneze që luan në klarinetë melodi shqiptare.

Në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Rama ndodhet në Japoni së bashku me disa nga ministret.




Skip to toolbar