“Berisha, i rrethuar nga shkelësit e ligjit”/ Frrok Çupi: Fitorja e tij, mision i pamundur

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News foli për fushën politike në vend, duke u ndalur tek deklaratat e kreut të PD Sali Berisha, të mbajtura së fundmi.

Gjatë intervistës, Çupi u shpreh se shihet mjaft qartë që ish-kryeministri sipas tij rrethohet apo ndiqet nga shkelësit e ligjit. Ndërsa theksoi se në këto zgjedhje, fitorja e Berishës është një mision i pamundur.

“Me ndjekjet shpesh bëjmë një gabim të madh,. Berishës i shkojnë mbrapa një pjesë që nuk janë shumë, kanë shumë zhurmë…Tipa si ky kudo ndiqen për disa arsye. Marrim pjesën kriminale që i shkon pas për arsyeje se janë bashkëpunëtorë të tij, janë pjesa tjetër që është e korruptuar. Janë një pjesë e madhe e kësaj kategorie e njerëzve, kategoria e Berishës i magjeps. Krimi, marrëzia atraksioni, magjeps shumë njerëz. Por ky vetë bën sikur dhe ata që e ndjekin bëjnë sikur e ndjekin. Bën sikur është duke fituar sepse do të të tërheqë në rrethin e tij. Ky thotë, “do të hap burgjet”. Bën sikur do të fitojë zgjedhjet… Ky po ashtu thotë, “sikur të fitoj sadopak”, por e pranon vetë që nuk do të fitojë sepse thotë do të dalë në protesta për të mbrojtur votën pasi mbarojnë zgjedhjet. E gjitha kjo krijon një situatë frike. Në gjithë këtë histori Berisha bën sikur”, mes të tjerash ai.



Skip to toolbar