“Berisha ka shumë nevojë për tradhtinë e Gazit, por nuk ka nevojë për Gazin”. Minxhozi-Zhejit: Bardhi, tipi i politikanit ngacmues

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar këtë të enjte në emisionin “Real Story”, se Gazment Bardhi nuk e ka formatin për të qenë kryeministër, pasi është tipi i politikanit ngacmues.

Ndërsa analisti Artur Zheji ka theksuar se Sali Berisha ka shumë nevojë për tradhtinë e Bardhit. por nuk ka nevojë për Bardhin, pasi sipas tij, është një parim i hekurt që thotë tradhtinë e duan të gjithë, tradhtarin nuk e do asnjë.


Minxhozi: Nuk e ka formatin për të qenë kryeministër. Është tipi i politikanit ngacmues. Në fillimet e veta ka qenë tip i ftohtë, i ka qendruar fortë Berishës dhe nëpër studio mbante qendrime. Bardhi që ne shohim sot, nëse mund ta quajmë Bardhin e 2.0, është një politikan sanguin, që merrë e thyen karrige dhe i ulërin Flutura Açkës në një mënyrë shumë të shëmtuar. Mbi të gjitha, ne nuk duhet të harrojmë, pse ky personazh politik që e kanë nxjerrë rrethanat mbi dallgë dhe jo karizma, pse ky është element është i rëndësishëm. Sepse po të shohim, Basha ka vulën por ka shumë pak deputetë, Berisha ka shumë deputetë, por ka anatemimin e Amerikës.

Ndërkohë, që Bardhi nuk ka asgjë, por është një koordinator i pashpallur i grupit më të madh numerik të opozitës sot. Jo të gjithë janë dakord me të, por është një element i rëndësishëm.

Zheji: Ai nuk është mirë, ne e pamë shpërthimin e tij kur i bërtiti Flutura Açkës, nuk janë shpërthime të një proteste, por të një shpërthimi psiqik. Kjo e rëndë. Nuk mund t’i shkulësh mikrofonin, dhe t’i bërtasësh një kolege, një zonje, një shkrimtare të rënduar. Berisha ka shumë nevojë për tradhtinë e Gazit, por nuk ka nevojë për Gazin, sepse është një parim i hekurt që thotë tradhtinë e duan të gjithë, tradhtarin nuk e do asnjë. Gazi tani duke shkuar te ballkoni, do të thotë që në Amerikë nuk ka dalë. Është pritur ftohtë dhe nuk i është bërë asnjë premtim.




Skip to toolbar