Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese

Më të fundit


Koalicioni Meta-Berisha ka depozituar në mesnatë listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Lista për Bashkinë e Tiranës udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti, i cili mori pjesë në procesin e primareve për Bashkinë e Tiranës, si edhe nga Silva Caka e Partisë së Lirisë.

Në listën e këshilltarëve bashkiakë, vihet re se njerëzit e Metës dominojnë kreun e listës, pra pozicionet që kanë më shumë probabilitet për të qenë fitues. Të paktën në listën e Tiranës, pozicionet fituese janë të ndara në një raport rreth 50 me 50 mes Metës dhe Berishës. Në pozicionet e para, duket se Ilir Meta ka siguruar njerëzit e tij, mes tyre edhe më të besuarit, si Tedi Blushin, Endrit Barimllarin, Silva Cakën, Floida Kërpaçin, apo edhe të tjerë si Ana Azizaj.


Pjesë e listës është bërë edhe avokati Genc Gjokutaj, apo gazetarja Beti Njuma. Nga Rithemelimi spikasin, aktori Julian Deda dhe Adriana Kalaja, të cilët morën pjesë në garën e primareve për Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse janë depozituar edhe emrat për të gjitha bashkitë. Emrat për 11 bashkitë më të mëdha, i gjeni më poshtë. Ajo e Elbasanit vihet re që kryesohet nga kreu i Degës së Rithemelimit, Blendi Himci, Durrësi kryesohet nga Ardian Muka, i cili ishte pjesë e garës së Primareve. Në Fier lista kryesohet nga Ilia Fili dhe Eralda Gjino. Në Vlorë, Atird Hoxha dhe Anxhela Shenaj. Në Korçë udhëheq listën Devis Osmani dhe Suela Dinellari. Ndëkrkohë në mesnatë i ka depozituar listat edhe PD e Alibeajt, por emrat nuk janë publikë ende. /shqiptarja.com

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Lista për këshilltarë Bashkia Tiranë model PDF




Skip to toolbar