Berisha në gjyq për “llapën e gjatë”/ Për padinë e Irena Gjokës: Shpifi për mbiemrat e saj

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me urdhër të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, duhet të paraqitet ditën e sotme, 10 qershor, në orën 10:00, në ambientet e SPAK.

“Të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z.Ardit Neli, me dokumment identifikimi me vete”, thotë Prokuroria.

Bëhet e ditur se kryedemokrati do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim. Në rast se Berisha nuk paraqitet në ditën dhe orën e caktuar, ai do të paralajmërohet për shoqërim të detyrueshëm.

Ndërkohë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj bën me dije se bëhet fjalë për një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në emër të kreut të PD-së.“Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me nje kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin! G”, shkruajti Gjokutaj, krahas shkresës më poshtë:



Skip to toolbar