Berisha nis fjalimin, protestuesit hedhin tymuese, lëndohet një efektiv

AKTUALITET


Ndërkohë që kryetari i PD, Sali Berisha ka nisur fjalimin e tij në protestën e opozitës, protestuesit kanë hedhur tymuese përpara Kryeministrisë.

Mësohet se një efektiv i Forcave Shqiponja ka pësuar lëndim në pjesën e këmbës së djathtë nga shpërthimi i kapsolleve.

Kujtojmë që kjo protestë ishte parashikuar të niste në orën 17:00, por nisi 20 minuta me vonesë. Më herët, ka mbajtur fjalime Fatmir Mediu dhe dërgoi një mesazh nga qelia Ilir Meta./abcnews.al



Skip to toolbar