Berisha nuk lirohet, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

AKTUALITET


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për  ish-kryeministrin Sali Berisha që akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha kërkonte ndryshimin e masës, që ishte caktuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga të dyja shkallët e gjykimit.


Sipas hetimeve ka dyshime se Berisha në kohën që ishte kryeministër ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhenderit të tij Jamarber Malltezi që përfaqëonte familjet e disa ish-pronareve qe perfituan më pas pronën ne ish-kompleksin Partizani.




Skip to toolbar