“Berisha po rrezohet”, Çupi: Në PD s’ka zhvillim nga brenda! Kalaja: Betejën do e çoj deri në fund

Më të fundit


Analisti Frrok Cupi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se në Partinë Demokratike nuk ka zhvillime, siç pretendohet dhe perceptohet nga jashtë.

Sipas tij, ato pak zhvillime që shihen, po bëhen nga jashtë bunkerit të kryetarit.

Gjatë diskutimit të studio, Çupi theksoi se të gjithë e kanë kuptuar që Sali Berisha po rrëzohet, kjo për disa arsye, jo vetëm politike.
“Në PD nuk ka zhvillim nga brenda. Nuk ka asgjë siç perceptohet. Ato lëvizje që po zhvillohen, por zhvillohen nga jashtë bunkerit. Tani jemi në momenti, që të tërë po shikojmë që Berisha po rrezohet, sepse po i bien tulla për arsye të ligjit, krimit, dhe Berisha padyshim do të sulmojë këta, njerëzit që janë duke tentuar dhe do mbeten njësoj siç kanë mbetur të gjithë mocionistët, përjashta”, tha ai.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili ka kërkuar rinumërim të votave, u shpreh se betejën e tij do ta çojë deri në fund.

Ai theksoi se këtë betejë politike nuk e ka me emra të përveçëm, por për të parë votat dhe leximin e drejtë të votave të qytetorëve.

“Beteja është për transparencë, nuk kam betejë  as me x as me y, as me z. Kjo është një betejë që do ti shkoj deri në fund për të parë votat”, theksoi ai.



Skip to toolbar