Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur të hënën në ambientet e SPAK. Berisha është pritur jashtë godinës nga simpatizantë e protestues.
Ish-kryeministri më herët udhëzoi të gjitha strukturat e Partisë Demokratike që të protestojnë me militante para SPAK, mëngjesin e sotëm, kur të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore, për dosjen Partizani, në të cilën po gjykohet për korrupsion.
Më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv.