Sali Berisha, i shpallur “Nongrata” nga administrata Biden në maj 2021, ka kërkuar dy herë vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Kjo është zbuluar përmes dokumenteve zyrtare të depozituara në departamentin FARA, që tregojnë se kompania lobuese “Continental Strategy”, e lidhur me Partinë Demokratike të Shqipërisë, ka dërguar dy kërkesa për vizë për Berishën.
Kërkesa e parë u dërgua më 28 mars 2021, tre ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore. Kjo kërkesë ishte firmosur nga shoqata shqiptaro-amerikane dhe kërkonte një vizë njëkalimshme për Berishën për të vizituar diasporën shqiptare në SHBA. Pas më shumë se një muaji pa përgjigje, një kërkesë tjetër u dërgua më 1 maj 2021, duke kërkuar një rishikim të mundësisë për të hequr sanksionet ndaj Berishës dhe për t’i mundësuar atij udhëtimin në SHBA.
Megjithatë, asnjë prej këtyre kërkesave nuk është marrë parasysh dhe Berisha mbetet ende i shpallur “Nongrata” nga administrata amerikane, pa asnjë komunikim zyrtar për ndonjë hap pas nga ana e SHBA.