Berisha thyen masën e sigurisë, fut në banesë persona që nuk janë familjarë të ngushtë

Më të fundit


I ndodhur në arrest shtëpie që prej fundit të vitit të kaluar për veprën penale të korrupsionit për aferën e ish kompleksit Partizani, Sali Berisha e ka thyer masën për të disatën herë. Mbrëmjen e së martës Berisha ka ftuar në banesën e tij politikanin gjerman Elmar Brook.

Ata janë shfaqur të dy në ballkonin e katit të tetë. Ish kryetari I komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian dhe ish kryeministri I burgosur në shtëpi kanë mbajtur fjalim para foltoristëve të paktë në rrugicën “Mustafa Matohiti”,në Tiranë. Por kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha thyen masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.


Pak javë më parë ai lejoi të futen në ambjentet e banesës së tij edhe gazetarët e televizionit Italian Rai tre, aty ku përgatiti edhe mashtrimet për dokumentarin e Report.

Sipas ligjit, berishës i ndalohet që të dalë nga banesa, apo të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së tij të ngushtë. Thyerje të vendimit të gjykatës së Posacme janë edhe vetë fjalimet që berisha mban përnatë nga ballkoni I shtëpisë duke u folur me mikrofon militantëve.

Ish kryeministri Berisha është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me masën arrest në shtëpi, si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.




Skip to toolbar