Berisha zhbën primaret/ Pranon se kishin probleme: Nuk do marrim parasysh rezutatet

Më të fundit


Ndryshe nga herët e tjera, Sali Berisha u shfaq në konferencë pa zëdhënësen e tij, Floriana Garo e cila mori 32 vota në primare.

Pakënaqësia nga të vetët duket edhe më e madhe nga ajo që shfaqet, dhe doktori u detyrua të rrezojë gjithë procesin.

“Këto primare nuk janë për tu futur në lista të mbyllura, as përcaktuese, por ne marrim një orientim prej tyre”

Me këtë deklaratë, Berisha u preu shpresat djalit të Fahri Balliut me shokë, të cilët dolën ndër me të votuarit në primare.

Pasi Berisha vetë pranoi se këto primare nuk ishin të përsosura, me probleme në disa qendra votimit.

“Nuk ishin të përsosura. Jam në dijeni të problematikave në Konispol, Vorë, Paskuqan. Do të merren masa.”

Madje doktori hoqi edhe pragun per cdo kandidat, duke rikthyer ne loje te gjithe ata te cilet moren vetem nga nje grusht votash.

“Ata që nuk kanë arritur pragun, sigurisht preferencën e kanë ata që arritën pragun, kjo nuk ka diskutim. Por pragu nuk është një kusht për të qene ose jo në listë sepse mund të zbresë në varësi nga kriteret që thashë më sipër.”

I lënduar, doktori u kërkoi falje anëtarëve të cilët nuk votuan dot në primare, ndonëse as vetë kryetari nuk e di se sa anëtarë ka sot PD. Një përshtypje kjo, se votimi ishte nje han pa porta.

“Me këtë rast, duke thënë të gjitha këto, përsëri proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve. Ju kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Numri i saktë i anëtarësisë është shumë e vështirë, sepse ka një lëvizshmëri shumë të madhe të anëtarësisë për shkak të emigracionit. Por ajo që bëmë ne, vumë në dispozicion, ose vumë si kriter, të gjithë ata që kanë votuar në 1 rast nga 2019 gjer në 2023, pa përjashtim.  Përveç këtyre të gjithë ata të cilët kanë një dokument të PD nga 1990 e gjer sot.”

Mesa duket jo vetëm kandidatët që garuan, por edhe demokratët që votuan qenkan lodhur kot. Pasi ashtu si me drejtuesit politikë, Berisha do të qepë vetë listën e kandidatëve për deputet me vendime partiake. Kurse aleatëve do u dhurojë disa mandate, në një marrëveshje dhuratë, këtë mesnatë.



Skip to toolbar