Berishës i del huq protesta, vendimi për fatin e PD shtyhet sërish

AKTUALITET


Ndërkohë që opozita ka njoftuar ditën e sotme zhvillimin e protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që të shtyjë për një datë tjetër seancën e shumëpërfolur, për vulën e Partisë Demokratike.

Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e gjyqtares, Emona Muçi, ç’ka ka bërë që seanca të zhvillohet pas dy javësh.


Seanca e radhës në Apel për fatin e ‘vulës’ së Partisë Demokratike do të zhvillohet me 20 dhjetor ora 09:30.

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 06.12.2022, ora 09:30, ishte caktuar seanca gjyqesore e ceshtjes civile me pale Partia Demokratike e Shqiperise.

Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

Seanca e sotme nuk u zhvillua pasi nje nga anetaret konkretisht Gjyqtare Emona Muci per arsye shendetesore nuk eshte e pranishme. Seanca e rradhes u caktua me date 20.12.2022 ora 09:30.” thekson ne njoftimin e saj, Gjykata e Apelit.

Duket se edhe këtë radhë Berishës i ka dalë huq protesta e thirrur ngjasme për rrezikun që i kanoset demokracisë shqiptare, ndërsa gjykata vazhdon të ketë frikë, duke shtyrë pafundësisht vendimin.




Skip to toolbar