Bërnabiç si Vuçiç: Numri i vendeve që nuk do ta njohin Kosovën do të rritet

AKTUALITET


Ana Bërnabiç, kryeministrja e Serbisë është e sigurt se në të ardhmen do të ketë më shumë shtete që do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas pretendimeve të saja, shtimi i numrit të shteteve është treguesi më i mirë se Serbia në politikën e saj të jashtme ka ndjekur një strategji të qëndrueshme dhe të mirëplanifikuar.

“Është një politikë e bazuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe përkundër të gjitha sfidave dhe presioneve, gjithnjë e më shumë vende kanë filluar të mos anashkalojnë faktin se ligji, drejtësia dhe të gjitha argumentet janë absolutisht në anën e Serbisë”, ka thënë Bërnabiç.


Edhe pse prej vitesh zyrtarët më të lartë shtetëror serb pretendojnë që kanë siguruar një numër të konsiderueshëm të çnjohjeve, në fakt në terren situata është krejt ndryshe.

Së fundmi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ai i cili tha se në sirtar ka çnjohjen e radhës së pavarësisë së Kosovës.

Rrëfimi i liderëve shtetërorë serbë, se janë siguruar numra të konsiderueshëm të shteteve që janë të gatshëm ta çnjohin shtetësinë e Kosovës, u ri aktualizua, kur Kosova dorëzojë zyrtarisht anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Por, që nga atëherë deri më tani asnjë shtet i cili e ka njohur më herët pavarësinë e Kosovës, nuk e ka tërhequr atë. 




Skip to toolbar