Besimi në SPAK/ Zaloshnja: Ka rënë përgjysmë

Më të fundit


Temë diskutimi mbrëmjen e sotme në “Top Story” është rrugëtimi i SPAK që në fillimet e tij dhe besueshmëria tek publiku, pas kritikave që i bëri kryeministri Rama disa ditë më parë.

Sondazhisti Zaloshnja u shpreh mbrëmjen e sotme se besimi i shqiptarëve fillimisht ka qenë shumë i lartë për luftën kundër krimit por ka rënë nga 2/3 në 1/3 qoftë tek socialistët edhe tek personat e tjerë.


Nga ana tjetër Sokol Hazizaj tha se në 2020 në SPAK kishte pasur një lëndë ligjore shumë të dendur që i ka bllokuar punën me një numër të madh njerëzish dhe aktesh normative që SPAK kishte në mbikqyrje.

Eduard Zaloshnja: Pikërisht kur u krijua SPAK-u në 2019 2/3 e shqiptarëve kishin besim se do të ishte i suksesshëm. Tani është zhvilluar sërish një sondazh dhe vetëm 38 përqind kanë besim se do të bëje luftë serioze. Jam futur tek detajet dhe kjo rënie e besueshmërisë përcaktohet tek segmenti që ka votuar tek PS-ja. Tani kemi një rënie të besimit qoftë tek socialistët por edhe tek besuesit e tjerë. Është një rënie shumë e madhe nga 2/3 të biesh në 1/3. Meqë përmende Ramën e di që zhvillon sondazhe çdo muaj dhe ai e ka matur pulsing e elektoratit.

Sokol HazizajUnë kam një qëndrim ndryshe nga ajo që pritej nga struktura e posaçme. Duke qenë dakord me përshkrimin që bëri Hoxha, ligji 95-2016 e ka të qartë se ska pse të ketë konflikt sa kohë kanë statuse të ndryshme. Momenti i dytë është a ka shfaqur vullnetin e mirë SPAKU. Po e ka shfaqur por mënyra si ka ardhur lënda ligjore këto dy tre fite e ka rënduar me një numër të madh njerëzish dhe akteve që ndiqen nga SPAK. Në 30/01/2020 qeveria shqiptare ka miratuar një akt normative ku tek struktura posaçme ishin shumë vepra penale që ia bllokuan punën.