Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, pandemia ndryshon ritet e festës

AKTUALITET


Kjo ditë është e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin.

Besimtarët në vendin tone e kanë nisur këtë ditë me faljen e namazit nëpër xhami, ndonëse të diktuar nga një protokoll i veçanta për shkak të pandemisë së Covid-19. Ata kanë falur namazin brenda në xhami dhe në sheshet pranë tyre, ndërkohë që të shumtë kanë qenë ata që kanë respektuar distancën si dhe duke vendosur maskë.


Ky i rit është ndjekur dhe në vende të ndryshme të botës. Ceremonia qëndore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa
Hytbeja e Kurbanit në 06:35.

RREGULAT QË IU JANË KËRKUAR BESIMTARËVE QË TË RESPEKTOHEN
• Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.

• Të mbahet maska nga çdo besimtar.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
• Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.




Skip to toolbar