Betohet presidenti i Malit të Zi

BOTA


Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, mesditen e kesaj te shtune do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e kreut të shtetit.

Ne ceremoninë e betimit, që mbahet në Parlamentin e Malit të Zi, do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, duke përfshirë zyrtarë nga vendet fqinje , ambasadorë dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar.po ashtu pjesë e ceremonise do te jene edhe deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, autoriteteve gjyqësore, si dhe presidenti i deritashëm i Millo GjukanoviC, të cilin Millatovic e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve në fillim të prillit.


Pjesa qendrore e qytetit të Podgoricës është bllokuar që nga mëngjesi, si dhe rruga për në aeroport. Pas himnit kombëtar, si dhe betimit të Millatoviqit ai do të mbajë fjalimin inaugurues. Me pas kreu I shtetit do përshëndetet me ceremoni ushtarake.Në mesin e tyre do të jenë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq.Ardhja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk është konfirmuar.

Po ashtu në orët e vona të pasdites, në Vilën shtetërore Gorica Milatovic me bashkëshorten do të presin rreth 700 të ftuar.




Skip to toolbar