Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një betoniere ka përplasur një qytetar, i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18.
Sipas raportimeve të mediave shoferi i betonieres ka deklaruar se nuk e ka parë personin me biçikletë.
“Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.