Biden: SHBA e gatshme të ndihmojë Japoninë pas goditjes nga tërmeti

AKTUALITET


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme për Japoninë”, kështu ka deklaruar presidenti amerikan Joe Biden.

Japonia u godit nga një tërmet 7.5 ballë këtë të hënë, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa dhe lënë të vdekur katër persona.


“Si aleatë e ngushtë Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësore që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka thënë ndër të tjera Biden.




Skip to toolbar