Biden “skeptik” për deklaratat e Putin: Kur s’ka ndër mend të përdorë armë bërthamore, pse flet për to?

BOTA


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden shprehu skepticizëm në lidhje me garancinë e dhënë nga homologu i tij rus Vladimir Putin të enjten kur tha se nuk kishte ndërmend të përdorte armë bërthamore në luftën në Ukrainë.

“Nëse ai nuk ka një qëllim të tillë, pse vazhdon të flasë për këtë? Pse po flet për mundësinë e përdorimit të një arme bërthamore?”, pyeti amerikan në mënyrë retorike gjatë një interviste që dha për rrjetin televiziv NewsNation.


Në deklaratat e tij në forumin e klubit të diskutimit Valdai, Vladimir Putin, duke iu referuar përdorimit të armëve bërthamore, theksoi se Moska nuk ka folur kurrë për përdorimin e tyre dhe pretendoi se Kievi ka teknologjinë për të ndërtuar dhe mundësisht të shpërthejë një “bombë e pistë” në Ukrainë.

Putin tha se Perëndimi, duke përfshirë ish-kryeministren britanike Liz Truss, ishte i përfshirë në “shantazh bërthamor” kundër Rusisë dhe hodhi poshtë akuzat për sulme ruse në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, i cili është në një zonë të kontrolluar nga trupat ruse në Ukrainën jugore.

Ai tha se doktrina ushtarake e Rusisë e lejon vendin të përdorë armë bërthamore vetëm kur është në mbrojtje, duke hedhur poshtë akuzat se Moska po shqyrton përdorimin e tyre në Ukrainë.




Skip to toolbar