Rusia ka humbur më shumë se 70,000 trupa në dy muajt e fundit, ka njoftuar inteligjenca ushtarake britanike. Ministria britanike e Mbrojtjes shtoi se humbjet e mëdha ka të ngjarë të vazhdojnë pasi Rusia kërkon të fitojë në vijat e frontit në Ukrainë.
“Viktimat mesatare ditore ruse të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë, përgjatë majit dhe qershorit të vitit 2024, u rritën në nivelet maksimale të konfliktit prej 1,262 dhe 1,163 respektivisht”, shkroi Ministria e Mbrojtjes.
“Në total, Rusia ka të ngjarë të humbasë mbi 70,000 personel gjatë dy muajve të fundit”, shtoi ajo.
Një zyrtar i lartë i NATO-s i përshkroi humbjet si “astronomike” gjatë samitit të NATO-s në Uashington, shkruan the Telegraph.