Bilanci i stinës politike/ Zaloshnja: Basha ‘u shkri’, 600 mijë njerëz shohin sot Berishën kryeministër

Më të fundit


Ky ‘sezon politik’ u dominua nga zhvillimet  e shumta brenda partisë më të madhe opozitare në vend, Partisë Demokratike.

Në krizën më të thellë që kjo partia pësoi në vitet e pluralizmit, ish-kryeministri Sali Berisha “i shpalli luftë” Lulzim Bashës, në atë kohë kryetar partie. Presioni ndaj Bashës u shtua pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.


Basha dha më pas dorëheqjen, ndërsa Berisha kërkon tani të njihet ligjërisht si kryetar i Partisë Demokratike.

Në një analizë mes të ftuarve në studion e “Top STory”, Eduard Zaloshnja prezanton disa sondazhe të bëra gjatë një viti.

Sipas sondazheve, ai thotë se 600 mijë votues aktualisht duan që kryeministër të jetë Sali Berisha, ndërkohë që Lulzim Basha e ka humbur thuajse totalisht mbështetjen e demokratëve.

“Nga shtatori, pasi Basha kishte përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Atëherë u bë sondazhi, që e nxirrte Berishën me Bashën të barabartë.

Me kalimin e kohës, Basha filloi duke rënë. Kur e testuam Bashën në prill, praktikisht u shkri. Dhe nuk e testoj më Bashën, se s’ka më kuptim.

Bëra pyetje të drejtpërdrejt kë doni kryeministri dhe Rama del diku 200 mijë vota mbi Berishën, ndërkohë që janë 700 mijë që nuk duan as Ramën, as Berishën. 600 mijë njerëz shohin Berishën kryeministër”.




Skip to toolbar