Bild fshiu shkrimin, Balla: Basha të shpjegojë pse është në regjistrat e DASH

AKTUALITET


Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla i pyetur nga gazetarët se pse Bild e fshiu shkrimin ku ngrinte dyshime dhe akuza se PD kishte përdorur 675 mijë $ për të lobuar kundër integrimit të Shqipërisë, tha se për këtë duhet pyetur gazeta, ndërsa theksoi se shqetësuese është fakti se emri i Bashës dhe i PD-së ndodhet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Taulant Balla tha se është në nderin e PD-së dhe të Bashës të sqarojë të vërtetën në lidhje me këto akuza.

“PS nuk ka asnjë qëndrim, që është fshirë apo është lexuar, se kush e ka lexuar, e kush e ka kuptuar një shkrim të caktuar në një media të caktuar. Janë pafund media botërore që kanë shkruar për këtë çështje, për një çështje për të cilën edhe tani që flasim po të hyni në departamentin amerikan e Drejtësisë do të gjeni dokumentet. Pse është publikuar nga shumë media, është pandëshkueshmëria.


Pozicioni im personal dhe jo vetëm, pasi e kam ndjekur që prej ditës së parë që është publikuar, Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Ju keni qenë që keni transmetuar live Lulzim Bashën që thoshte: 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga 100 dashamirës të shqiptarëve te Amerikës. Njëri thotë se ka paguar, tjetri jo. Këtë çështje sqaroheni me gazetën (fakti se pse u fshi artikulli nga Bild). Nuk është vetëm një, por disa gazeta botërore që shkruajnë për këtë çështje. Që nga Neë York time, e The Times. Prandaj këtë bëjani pyetje gazetës përkatëse. Unë do të ripostoj në Facebookun tim çdo shkrim që vë gishtin në një plagë. Është në nderin e PD dhe jo të Bashës, që të shpjegojë arsyen se pse emri i saj gjendjet në librat, regjistrat e DASH për shumat përkatëse. Hyni dhe do i gjeni këto deklarime. Ne e kemi thënë se në kuadër të një reformë të rëndësishme elektorale që po ndërmarrim. Duhet të forcojmë legjislacionin që lidhet me partitë politike. Ai duhet të jetë transparent. Ajo që ka ndodhur me rastin për përfshirjes së një kompanie ofshore, që ka paguar me emër në Bashës, tek një lobist në dëm të Shqipërisë, është i papranueshëm. Ky është fakt. PD ka domosdoshmëri që të sqarojë se pse emri i saj gjendjet aty”, tha Balla.

Të dielën gazeta gjermane Bild publikoi një artikull me titull “A qëndron Rusia pas fushatës kundër anëtarësimit në BE?”, ku hidhte akuza se 675 mijë eurot e lobimit të PD-së me paratë ruse janë përdorur nga Basha kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por të hënën gazeta e ka fshirë artikullin në faqen e saj zyrtare pa dhënë asnjë sqarim.




Skip to toolbar