Bill dhe Melinda Gates divorc pas 27 vitesh martesë

BOTA


Bill dhe Melinda Gates njoftuan në një deklaratë të përbashkët në Twitter përfundimin e martesës së tyre pas 27 vjetësh. “Pas shumë reflektimesh dhe shumë pune qe i kemi kushtuar marrëdhënies tonë, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë.  Në 27 vitet e fundit ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve që të bëjne një jetë të shëndetshme dhe produktive “.

“Ne do vazhdojme të ndajmë besimin me atë mision dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku me fondacionin – shkruajnë ata – por ne nuk besojmë më se mund të vazhdojme së bashku si çift në këtë fazë të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen ndërsa po fillojmë t’i kushtohemi kesaj jete të re”.


Themeluesi i Microsoft dhe drejtuesi i fushates globale se vaksinimit të koronavirusit, 65-vjeçari Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda, 56 vjeç, drejtojnë një rrjet të organizatave në ballë të ndërtimit të programeve shëndetësore në vendet në zhvillim




Skip to toolbar