“Biznesi t’i thërrasë logjikës”, Rama: Nuk kemi nevojë të rrisim pagat që të fitojmë zgjedhjet

Më të fundit


Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vazhduar ditën e sotme takimet me biznesin e madh për rritjen e pagës minimale.

Nga 1 Prilli i këtij viti, paga minimale do të rritet në 40 mijë Lekë e për këtë, kryeministri ka thënë që nuk është rritur në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit teksa ka shtuar se nuk kanë nevojë që të rrisin pagat për të fituar besimin e njerëzëve për të cilin ka theksuar se e kanë.


Kryeministri Rama ka deklaruar se rritja e pagës minimale do të bëhet për t’i dhënë të gjithëve një shtysë në një kohë që sipas tij, po bëhen problem burimet njerëzore për sipërmarrjen.

Edi Rama: Pa punonjësit, sipërmarrja nuk ekziston. Rritja e pagës minimale sot 400 mijë Lekë u diktua nga kjo. Ne nuk e kishim programuar. Paga minimale nuk është çështje dëshire. Problemi nuk është dëshira, por konkurrueshmëria, produktiviteti, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur. Mali i Zi bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës së konkurrueshmërisë, sot është një situatë dramatike dhe sot e ka borxhin mbi 100 për qind dhe nuk e di se si do të jetë e nesërmja.

Paga minimale ka një logjikë të vetën. Ne nuk mund të vazhdonim me programin që nuk ishte paralajmëruar, që do të thotë goditje për shkak të riorganizimit që i ka ndodhur ekonomisë dhe as luftës në Ukrainës dhe as inflacionin e luftës. Ne nuk mundëm që të mos reagonim përtej programeve elektorale të të gjitha partive, edhe të atyre të opozitës. 38 mijë Lekë ka qenë maksimumi për pagën minimale deri në 2025.

Në Prill, paga minimale bëhet 40 mijë Lekë dhe kjo nuk ka lidhje me fushata. Ne nuk kemi nevojë për të rritur pagat, për të fituar zgjedhjet sepse njerëzit na besojnë më shumë se ç’besojnë të tjerët. Por paga minimale është rritur është koha për t’i dhënë të gjithë bashkë një shtysë.

Nuk ekziston në sektorin e ndërtimit pagë minimale 40 mijë Lekë të vjetra, nuk ekziston. Sipërmarrësit kujtojnë se duke ju marrë punonjësve sigurimet, do të kenë të ardhmen të sigurtë. Jo nuk do ta kenë sepse do të mbeten pa punëtorë. Punëtorët kanë nevojë të ndjehen njerëz të respektuar dhe të motivuar për veten dhe për familjen. Është e pamundur që krahasimi të bëhet me pagat e Gjermanisë dhe Anglisë, vërtetë atje kanë paga më të larta, por nëse i hyn faturës së shpenzimeve, atëherë rezultati në fund është shumë më ndryshe. Ama kjo nuk mjafton sepse atje kanë këtë pjesën tjetër dinjitetin dhe respektin që duhet t’i japë kompania punonjësit. Nëse sot kontratat kolektive të punës, janë farsë, kjo duhet të ndryshojë. I kemi kalaur të gjitha fazat ku kemi pasur mirëkuptimin, gjërat janë në një fazë tjetër. Këto goditje që i kanë ndodhur të gjithëve.

Është koha që të shtyjmë shumë më fort me pagën në bazë, e cila për hir të së vërtetës është aq se nuk mundemi që të godasim prodhimin, ama problem është që në prodhim duhet të ndryshojë logjika e sipërmarrjes, edhe në aspektin e tranimeve dhe në aspektin e modernizimit të domosdoshëm.




Skip to toolbar