Blerina Bala dha dorëheqjen/ Mblidhet të premten Këshilli Bashkiak i Himarës, do të shqyrtohet emërimi i kryetarit të ri

AKTUALITET


Ditën e djeshme Blerina Bala ka depozituar dorëheqjen pranë Këshillit Bashkiak nga drejtimi i bashkisë së Himarës.

ABC News mëson se të premten në orën 16:00 do të zhvillohet mbledhja, ku do të shqyrtohet emërimi i kryetarit të ardhshëm të Bashkisë.

Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak ne 29 mars pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan pas hekurave.

Këtë herë këshilltarët, 21 gjithsej, do të zgjedhin mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ky i fundit më herët ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të partisë socialiste në Himarë.



Skip to toolbar