Blinken për Ukrainën: E drejta e çdo vendi të vendosë për veten

BOTA


Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me situatën në Ukrainë.

“Ajo çfarë është në rrezik për SHBA-në, për vendet në të gjithë botën. Duke lënë mënjanë shqetësimet tona të thella për Ukrainën dhe të drejtën e saj për të qënë e pavarur, që integriteti dhe sovraniteti i saj territorial të mbrohet, ekzistojnë parime ndërkombwtare themelore që janë në rrezik, parime që u themeluan pas dy luftërave botërore dhe luftës së ftohtë, në përpjekje për të mbrojtur paqen, për të ofruar sigurinë, në përpjekje për të parandaluar që kontinenti të kthehet në konflikt. Dhe këto janë parime ku një vend nuk mund të ndryshojë kufijtë e një vendi tjetër me forcë, siç Rusia ka bërë me Ukrainën.


Një vend nuk mund të vendosë për zgjedhjet e një vendi tjetër, për politikën e saj të jashtme, duke përfshirë edhe atë se me çfarë kërkon të asociohet ashtu siç po bën Rusia me Ukrainën. Një vend nuk mund të ushtrojë një sferë ndikimi që do të nënshtronte fqinjin e vet kundër vullnetit të tij, ashtu siç Rusia po përpiqet të bëjë jo vetëm me Ukrainën por edhe me vende të tjera në rajon. Nëse lejojmë këtë parim themelor që të shkelet pa u ndëshkuar atëherë po hapim kutinë e Pandorës që nuk do të ndihet vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Kjo do të na kthejë në një kohë përçarjesh dhe konfliktesh.”- shprehet Blinken