Bllokuan foltoren, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të PD

Më të fundit


Janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë 6 deputetë të opozitës.

Vendimi u mor pas mbledhjes së Sekretariatit për Procedurën, Votimet dhe Etikën ku u shqyrtua kërkesa e deputëtëve të Partisë Socialiste.


Më herët, PD tha në një reagim zyrtar se kjo mbledhje është në shkelje të plotë të rregullores pasi kërkesa e socialistëve duhej shqyrtuar 48 orë pas depozitimit të kërkesës për përjashtimin e 6 deputetëve.

Një nga deputetët i cili do të përballet me masën disiplinore është dhe Edmond Spaho, i cili e kundërshtoi me tone të larta vendimin duke u shprehur se do e ankimojë në Gjykatën Administrative.

Mazhoranca bëri këtë kërkesë pasi këta deputetë bllokuan foltoren në seancën e fundit në Kuvend. Ata po ashtu i ranë bilbilit dhe përdorën zhurmues duke mos lejuar deputetët e tjerë të marrin fjalën.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet ka përjashtuar deputetët:

1.      Edmond Spaho
2.      Elda Hoti
3.      Sorina Koti
4.      Oerd Bylykbashi
5.      Lindita Metaliaj
6.      Greta Bardeli




Skip to toolbar