Partia e Lirisë synon të marrë 40 mijë vota në Tiranë.
Kështu u shpreh kandidati i kësaj partie, Tedi Blushi, i cili është në listën e mbyllur të Tiranës në koalicion me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”.
Ai theksoi se Ilir Metaj edhe pse në burg do të jetë kandidati më i votuar në Shqipëri.“Partia e Lirisë ka kandidatë në listë të hapur, presidentin e saj, Ilir Metaj, dhe Metaj do jetë deputeti më i votuar jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, Objektivi ynë është mbi 40 mijë vota”, tha ai.