Nga studioja e “Real Story” në ABC News, kandidati për deputet Tedi Blushi ironizoi kreun e PS, Edi Rama për kandidimin në listë të mbyllur. Nuk ka la përmendura as kandidatët e tjerë të PS, të cilët i quajti pengje dhe të korruptuar. Duke i krahasuar me kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore, Tedi Blushi tha se për fat të keq kandidatët e rilindjes nuk përfaqësojnë asgjë, ndryshe nga të AMSH, që sipas tij janë njerëz të lirë e të përsosur.
“Them që të gjithë kandidatët tanë në Tiranë janë të shkëlqyer përballë kandidatëve të Rilindjes, që pa fyer asnjë, nuk përfaqësojnë asnjë. Keni emra në atë listë që nuk përfaqësojnë asgjë. Tani kur ka hyrë dhe Edi Rama në listë të mbyllur mos prisni asgjë, ishte ky që në fillim tha se do të garonte në listë të hapur dhe se nuk do të mbahej fare, kurse tani u kyç në listë të mbyllur.
I njëjti kandidat që më parë deklaroi me bindje se do të merrte 100 vota, më pas u rrudh u bë 84 dhe tani në 71 sepse e ndjen lagështirën. Kurse kandidatët për Aleancën për Shqipërinë Madhështore janë të pastër, gjërat janë në dritë të diellit. Mund të më thoni që pse Presidenti i PL, mbahet i izoluar pa të drejtë ku nuk ka asnjë fakt?! Kurse, ai që e firmosi është në listën e hapur të Edi Ramës. Në listën e PS, është lista e pengjeve, që janë të kapur në afera. Bëri çdo gjë që tek izolimi i Berishës, tek izolomi i zotit Meta, bëri çdo gjë dhe ndëshkimin për këtë do e marrë në referendumin e 11 majit”, tha Tedi Blushi.