Boiken Abazi: VV në Kosovë do arrijë mbi 50%! Serbisë reciprocitet, me Shqipërinë bashkim në të gjitha drejtimet

AKTUALITET


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka garantuar se partia e tij në Ksovoë do i kalojë 50% të votave me Diasporën.

Abazi thekson se qeveria e Kurti menjëherë do të vendosë reciprocitet Serbisë, jo për t’i hapur luftë, por për të mbrojtur interesat veta kombëtare.


Nga ana tjetër ai thotë se me Shqipërinë nuk ka kuptim që Kosova të ecë në binarë të ndryshëm të politikës së jashtme, prandaj do të tentohet një bashkim në të gjitha drejtimet si në art, sport, valutë, treg atj.

PYETJA: A është e gatshme Vetëvendosje të flasë në emër të shqiptarëve?
BOIKEN ABAZI: Mëse më lejoni, Biden ka dhënë shumë shenja të mira. Kërkon njhojen e Kosovës. Ka dallim me Trump. Sa i përket frazave e parimeve. Së dyti, nuk është prioritet dialogu me Serbinë. Është lufta kundër korrupsionit, zhvillim.
Duket se do të arrijë mbi 50% vota. Shumica janë nga diaspora. Ende s’kemi parë fundin. Edhe të vlerave numerike të zgjedhjeve. E kemi bërë të qartë, reciprociteti është a,b,c e marrëdhënieve ndërkombëtare. Pastaj Serbia të bëjë çfarë të dojë. Nuk po e luftojmë Serbinë, po mbrojmë interesat kombëtare. Ne do bënim çmos të shtyjmë në një drejtim të tillë ku politika e jashtme është e ngjashme por e njëjtë. S’ka kuptim që të dalin në binarë të ndryshëm politikat e jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk mund të ecim me marsh të ndryshëm, nga një anë politikë e afërt me Vuçiç. Mohon masakrat në Kosovë, ka projekt protofashist. Edhe minishengeni. Teoria e ekonomisë foshnjore. Kur hap tregun ndaj një tregu më të fuqishëm, do shkatërrohesh.
Serbia tenon praktika grabitqare, duke subvencionuar produktet e veta për t’i shitur nën çmim. Ndëshkohet vetëm përmes masave reciproke. Ne do shtyjmë që reciprociteti të jetë a,b,c. Do shtyjmë për bashkim në të gjitha drejtimet me Shqipërinë. Integrim në të gjitha fushat. Arti, sporti, valuta, tregu. Profesor Ukshin Hoti ka thënë diçka me vend, guri i provës për Europën është t’i lejojë shqiptarët të ushtrojnë të drejtat e veta. Brenda BE ka deficit demokracie. Studiuesit e BE duke parë si funksionon, qytetarët votojnë për përfaqësuesit e vet, por vendimet mbikqyren e zbatohen nga institucione që nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga BE. Ka dhe interese karteli. Ishin kartelet fillimisht që ngjizën një treg të përbashkët europian.




Skip to toolbar