Bollino: Rama duhet të rrinte në Kuvend! Opozita humbi besueshmërinë për ‘McGonigal’! 

Më të fundit


Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend vetëm gjatë kohës kur mbajti fjalimin e tij, pa u përballur me asnjë pyetje nga opozita, për analistin dhe botuesin Carlo Bollino është e gabuar. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Bollino theksoi se Rama duhet të kishte qëndruar në Kuvend deri në përfundim të saj, pasi po bojkoton Kuvendin, në një kohë që opozitën e ka kritikuar pikërisht për këtë motiv.

“Rama e ka shmangur ballafaqimin Me opozitën, kjo e ka zbutur mundësinë për një sherr të mundshëm që opozita kishte ndërmend, se ata kishin disa pyetje dhe Rama nuk i është përgjigjur. Pala tjetër nuk u shqetësua shumë se ata kishin parashikuar një revolucion që zgjat nga Kuvendi në shesh. Ndoshta nuk kanë realizuar qëllimin e tyre, Rama duket se bojkoton Kuvendin më shumë se opozita, dhe kanë thënë mirupafshim do takohemi në 14 maj. Nuk mendoj që është qëndrimi më i duhur, nuk i takon të braktisë Kuvendin, për mua Rama duhet të qëndronte në Kuvend”, tha Bollino.


Kritik është edhe për qëndrimin e opozitës, sipas së cilit, nuk e arriti qëllimin e saj. Madje, kjo seancë, për Bollinon ka vënë në dukje se opozita e ka humbur besimin e qytetarëvë për dosjen e McGonigal.

“Opozita e ka humbur besimin për çështjen McGonigal. Nga 15 arsye për protestën, ka një vetëm një pikët të vogël për ndikimin e njerëzve të huaj, nesër nuk protestohet për McGonigal. Nesër revolucioni bëhet për gjyqin e PD, por nuk përmendet kjo çështje se nuk e shpallin, por nuk kanë pasur as kurajo për të shpallur se protestojnë për çështjen McGonigal”, shtoi Bollino.

Analisti Edvin Kulluri e quan seancën e sotme në Kuvend ku u mbaj mocioni me debat, të parakohshme. Ai thotë se për aq kohë sa nuk ka prova të qarta, kjo seancë do duhet të ishte mbajtur në një moment tjetër. Ndër të tjera, një tjetër pikë ku Kulluri u ndal është niveli i deputetëve të Kuvend, që tha se “po kalohet nga mediokriteti në mediokritet”.

“Seanca ishte e parakohshme për sa kohë që nuk kemi ende prova të qarta. Pikëpyetjet mbi paqartësinë mbi takimet Ramën, Nezës dhe Duçkës se po flasim për kryeministrin, jo kryetarin e PS apo të opozitës. Problemi është të Duçka jo te Neza. Ka shumë mjegull kjo çështje, s’do të thotë që kjo është revolucion apo se nuk ka asgjë. 92% e parlamentit janë pasionant llapa. Niveli po shkon nga mediokriteti në mediokritet”, tha Kulliri.

Për analistin Skënder Minxhozi tha se nuk qëndrojnë akuzat e opozitës, pasi e ka të vështirë të kuptojë se si kjo FBI që ka hetuar ish president apo edhe vetë presidentin në detyrë, por kursen kryeministrin Edi Rama.

“Nëse FBI i futet në rezidencën private presidentit në zyrë, presidenti në detyrë, ish presidentit dhe ish zv presidentit, por e paska blerë Gon Neza me ca lekë në një parkim. Këtu është Big Brother, Portokalli dhe Përputhen”, u shpreh Minxhozi në Report Tv.

Akuzat e ardhura nga Sali Berisha për dosjen McGonigal, ku “bën pis” dhe të dërguarin e SHBA Gabriel Esobar dhe ambasadoren Yuri Kim,  analisti Shpëtim Nazarko e cilëson si një hakmarrje ndaj SHBA-së, që sot e ka armike.

“Hakmarrje ndaj SHBA-së, synon që t’i thotë SHBA, që jam ish kryeministër, ju pa prova më shpallët Non Grata, ky është në detyrë dhe keni gjetur disa pika të përbashkëta dhe s’po e shpallni. Synon që të ushqejë me municion hetimin dhe procesin që bëhet në Nju Jork. Ai po përpiqet që të ndërlidhë ngjarjen, protesta është presion ndaj gjykatës, çështja McGonigal është hakmarrje, përpjekje për ta turpëruar SHBA, që e ka armik kryesor.




Skip to toolbar